Kryeministri Zoran Zaev hedh poshtë pretendimet e opozitës se bashkë me ministrin e Brendshëm, janë të involvuar në aferën me pasaportat ilegale. Zaev deklaroi se falsifikimet e pasaportave dhe dokumenteve tjera personale të ndërlidhura me rastin “Mafia”, kanë ndodhur në kohën kur në qeveri ishte VMRO-DPMNE.
“Nuk mund të akuzohet ministri për Punë të Brendshme, kryeministri dhe ngjashëm, posaçërisht kur kanë realizuar aksion të suksesshëm, sidomos kur kanë treguar dhe dëshmuar se aksioni ka zgjatur me muaj të tërë, me analizë, argumentim, që të mund t’i nxjerrin para gjykatës. Kur të shihni në analiza se kur kjo ka ndodhur, se kur janë bërë këto falsifikime të mëdha, madje me numra amzë të rrejshëm, do të shihni se kjo është gjatë kohës së regjimit, gjegjësisht gjatë kohës së sundimit të VMRO-DPMNE-së.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.