Zaev: Fitorja është e Pendarovskit, në rrethin e dytë përplasen dy koncepte

Kryeministri Zoran Zaev tha se kandidati i pushtetit Stevo Pendarovski është në epërsi. Ai tha se në këto zgjedhje vendoset nëse do të ecet para.

Marketing

“Në rrethinë e dytë përplasen dy koncepte të ndryshme. Konceptim i Pendarovski bashkon, ndërsa koncepti tjetër është destruktiv dhe e ndanë popullin. E di që në rrethinë e dytë qytetarët edhe më shumë do të përkrahin konceptin e Pendarovskit. Fitorja është në progresin në konceptin që çon drejt BE-së dhe NATO-së.

Ai tha se pret që edhe qytetarët që kanë votuar për Blerim Rekën më 5 maj të veprojnë me përgjegjësi edhe të kontribuojnë në rrugën që shpie para.

“Edhe ata e dinë se prapa sjellë dëm, për të gjithë edhe për ata. Këto janë zgjedhje të rëndësishme ngase përcaktojnë se sa shpejtë do të ecim para”, shtoi më tej Zaev.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që të gjitha etnive të dalin dhe të votojnë në rrethinë e dytë, ngase siç, tha ai, çdo vote është e rëndësishme.