Zaev fton qytetarët të marrin përgjegjësi dhe të dalin në referendum

Kryeministri Zoran Zaev sot bashkë me kabinetin qeveritar në një pres konferencë iu është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë lidhur me referendumin që do të mbahet më 30 shtator, raporton Zhurnal.

Marketing

Ai ftoi gjithë qytetarët që të dalin në referendum dhe ti thonë PO ardhmërisë së Maqedonisë.

Zaev gjithashtu edhe drejtoi akuza ndaj opozitës duke theksuar se ata në këto momente historike për Maqedoninë, po tregohen shumë të papërgjegjshëm dhe nuk po sillen në mënyrë konstruktive.

“Dje Kuvendi e caktoi datën e referendumit. Ajo do të jetë ditë kyçe për të ardhmen tonë. Tani është koha për vendime. secili nga ne është i obliguar të merr përgjegjësinë e vet për ardhmërinë e vendit. Çdo votë është e drejt e juaj. Dilni dhe votoni. Unë do ta respektoj rezultatin dhe vullnetin tuaj në referendum. Fuqishëm besoj në vendimin e qytetarëve tanë. Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO. Populli maqedonas do të ekziston dhe gjuha maqedonase poashtu. Udhëheqësia e opozitës dëshiron ta pengon ardhmërinë tonë. Ato na mbajtën në izolim 10 vite. Ato fshehurazi kanë negocionuar derisa Maqedonia ka vuajtur. Me vite kanë kërkuar referendum, tani kur Kuvendi caktoi datën për referendum, ata po i ikin përgjegjësisë”, ka theksuar Zaev.

Kryeministri mes tjerash tha se tani është koha për hapa të mëdha, koha për vendime patriotike.

“Nga sot po ecim edhe më fuqishëm dhe do ia dalim. Ju ftoj që të dilni në referendum dhe ta bëjmë hapim e madh. Jam i bindur se fjala juaj do të jetë porosi për gjithë botën se maqedonasit do të zgjedhin historinë e tyre. Të themi Po për stabilitetin dhe sigurinë me antarësimin në NATO”, ka theksuar mes tjerash Zaev.

Marketing