Zyrtari i lartë amerikan Palmer nesër vjen në Shkup, ja misioni i tij treditësh

Matthew Palmer, ushtrues i detyrës zëvendës ndihmës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euro-Azi do të vizitojë Republikën e Maqedonisë më 1-3 gusht për të shprehur mbështetjen e SHBA për arritjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, si dhe për progresin e mëtejmë të vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Marketing

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, Ushtruesi i detyrës zëvendës ndihmës sekretar i shtetit Palmer do të ketë takime me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, dhe liderë të partive politike. Palmer do të merr pjesë në kremtimin e Ilindenit në Krushevë, dhe do të takohet me zyrtarë lokalë jashtë Shkupit.

Marketing