Zaev: Gjatë muajit të Ramazanit t’i japim forcë komunitetit tonë – një shoqëri

Kryeministri Zoran Zaev me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit organizon mbrëmje iftari, në të cilën merr pjesë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, deputetë, kryetari i Bashkësisë fetare islame, Sylejman Rexhepi, ministra, kryetarë komunash, rektorë të universiteteve shtetërore, biznesmenë dhe përfaqësues të organizatave qytetare.

Marketing

“Me çdo iftar, gjatë muajit të Ramazanit, ta përmendim dhe t’i japim forcë edhe komunitetit tonë, Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një shtet, një shoqëri e besimeve të ndryshme, të cilat mes veti jetojnë në harmoni dhe e vazhdojnë traditën që na është lënë për ta ruajtur dhe kultivuar. Ky është qëllimi ynë. Për ne, dhe për fëmijët tanë. Në atë rrugë jemi të gjithë së bashku”, porositi Zaev në darkën e iftarit.

Duke përkujtuar se mbetet edhe pak deri në fund të muajit të Ramazanit, kryeministri vlerësoi se ato janë shkallë serioze dhe të rëndësishme që çdo mysliman i kalon me zell derisa është i përkushtuar në përsosjen e vet morale, me çka e jep edhe kontributin e vet personal drejt ngritjes etike të komunitetit të vet.

“Kur bëhet një hap i tillë shpirtëror, kjo na udhëzon edhe në faktin se ndryshimet që dëshirojmë t’i bëjmë fillojnë në zemrën e secilit besimtar në veçanti, e më pas me dashuri transmetohen edhe në komunitetet tona”, tha Zaev.

Sipas tij, hapi gjatë agjërimit dhe shpërblimi për përkushtimin e ndihmojnë avancimin e dëshirave të përbashkëta – të jetohet në paqe dhe qetësi, të përhapet mirësia mes fqinjëve dhe të përforcohen miqësitë.

Marketing