Zaev-Han: Mbeten 365 ditë për punë intensive për negociata të suksesshme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, sot në Bruksel u takua me komisarin për Politikë të Fqinjësisë në BE dhe Negociatave për Zgjerim Johanes Han, me çka, siç citohet në njoftimin e pres-shërbimit qeveritar, praktikisht fillon edhe përgatitja për skenimin e gjendjes në kapitujt që janë vlerësuar së bashku me datën për negociata.

Marketing

Në takimin me Han kryeministri Zaev u shoqërua edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov.

Në takimin e punës, siç theksohet në njoftim, u bisedua edhe për serinë e hapave të parashikuar që paraprijnë në zbatimin e marrëveshjes me Republikën e Greqisë por edhe për drejtimet kryesore për përforcimin e reformave në kapitujt që të parët do të hapen në qershor, vitin e ardhshëm – mbizotërimi i të drejtës dhe gjyqësorit dhe të drejtat fundamentale.

“Të dy delegacionet shprehën besim se edhe më tej mbetet marrëdhënia e sinqertë dhe partneriteti i Komisionit Evropian dhe u dakorduan se vijon propozim i përbashkët për kornizën negociuese që realisht do t’i paraqesë gjendjet në Republikën e Maqedonisë dhe nga e cila do të dalin drejtimet me prioritetet më të rëndësishme për reformat në periudhën e ardhshme”, citohet në njoftim.

Temë e bisedës së sotme, shtoi, ishte edhe fillimi i krijimit të strukturës negociuese duke marrë parasysh përvojat krahasuese të vendeve që negociojnë ose kanë negociuar me BE-në, kontekstin tonë të brendshëm dhe opinionin e KE-së.

Në takim, siç u tha, u konstatua se ky proces duhet të jetë maksimalisht gjithëpërfshirës për të animuar të gjitha strukturat në shoqërinë e Maqedonisë me qëllim të krijimit të ekipeve më të mira që do të punojnë në harmonizimin e kapitujve nga “AKI” evropiane.

“Një mesazh i përbashkët nga ky takim është se nuk ka kohë për festime dhe ka 365 ditë pune për punë intensive për të arritur detyrën historike të negociatave të suksesshme dhe të shpejta për anëtarësimin në BE të Republikës së Maqedonisë”, citohet në njoftimin nga takimi në të cilin delegacioni qeveritar shprehu mirënjohje për komisarin Han dhe të gjithë Komisionit Evropian, për mbështetje dhe asistencë gjatë gjithë periudhës.

Marketing