Çdo gjë që bëjmë si politikanë e bëjmë për ekonominë, për shkak të biznesit, tregtisë, krijimit të vendeve të reja të punës, rritjen e BPV-së për shkak të eksportit, e cila në fund përfaqëson cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit para biznesmenëve malazez dhe nga vendi ynë në Forumin e biznesit në Podgoricë, të organizuar nga odat ekonomike të dy vendeve, që u mbajt si pjesë e programit të vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi.
“Ne jemi sot këtu për herë të parë të pranishëm me emrin tonë të ri, Maqedonia Veriore, sepse kemi bërë një miqësi të shkëlqyeshme me fqinjin tonë jugor Greqinë për shkak qëllimit të vetëm të ndërtimit të miqësisë dhe hapjes së perspektivave ekonomike”, tha kryeministri Zaev në fjalimin e tij.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, Zaevi shtoi se vendi ynë do ta ndjek përvojën e Malit të Zi në inkuadrimin në NATO dhe BE dhe shprehi falënderim për Podgoricën për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin tonë në Aleancë, me të cilën siç tha i inkurajoi të gjitha vendet tjera anëtare me rritëm të shpejtë ta fillojnë procesin e ratifikimit.
“Pritjet tona janë që në fillim të dhjetorit në Londër, në Samitin e NATO-s do të kemi anëtarësim të plotë. Anëtarësimi në NATO, ju e dini në Malin e Zi ndërsa ne në Maqedoninë Veriore tashmë e ndjejmë sjell ekonomi dhe paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme, diçka që është e rëndësishme për të gjithë biznesmenët si kusht minimal për zhvillimin e biznesit. Në rrethana të tilla, si vend kandidat, me një ftesë të dërguar dhe me 13 ratifikime, ne në vendin tonë filluan të thyejnë të gjitha rekordet ekonomike nga pavarësia deri tani. Investimet e huaja janë 625 milionë euro, viti më i mirë ishte viti 2011 me 340 milionë euro, që do të thotë dyfish më shumë se viti më i mirë. Kjo tregon rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit për ekonominë ndërsa me anëtarësimin tonë në NATO, e forcojmë sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin”, tha Zaev.
Duke folur për rezultatet ekonomike të vendit tonë, Zaev shtoi se papunësia është zvogëluar në 19.4 për qind, industria po rritet me tetë për qind, tregtia është rritur me 17 për qind, eksporti u rrit me 16.5 për qind, rreth 27 për qind rritje e importet dhe eksportit nga zonat dhe e theksoi rëndësinë e integrimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa pastaj edhe në BE që të munden këto parametra ekonomikë të rriten me shpejtësi në të ardhmen.
Në fjalimin e tij para kompanive malazeze dhe të Maqedonisë, Zaevi potencoi më shumë elemente nga programi ekonomik për mbështetjen e investimeve.
Ai foli edhe për procedurat lehtësuese administrative për fillimin e investimit të ri në vend dhe se një pjesë e madhe e këtyre procedurave janë bërë në bazë të rekomandimeve të bashkësisë së biznesit dhe odave ekonomike.
Krahas kryeministrit Zaev dhe nikoqirit të tij, kryeministrit malazez Dushko Markoviq, me fjalime punën e forumit e përshëndetën edhe kryetarët e odave ekonomike të dy vendeve, Brano Azeski dhe Vlastmir Goluboviq.