Raporti i forenzikës dhe analizat nga hetimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës janë kah fundi, kështu deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, i cili pret që këto rezultate të publikohen sa më shpejt që është e mundur.
“Sa më shpejtë që është e mundur, aq më mirë, që ti zgjidhim të gjitha dilemat. Jeta vazhdon, politikanët janë në fushatë, po ndodhin aktivitete të përditshme. Është e udhës që të publikohet ai raport, që të mund dhe unë të them qëndrimin tim rreth dorëheqjeve të ofruara nga ministri, zëvendësministri…”, tha Zaev.
Zjarri në spitalin modular të Tetovës shpërtheu më 8 shtator, me çrrastë humbën jetën 14 persona.