Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur gatishmëri që të thirr takim liderësh për të diskutuar ligjin për Prokurori Publike, nëse grupet punuese vlerësojnë se nevojitet një gjë e tillë. Zaev deklaroi sot se ky ligj është çështje shumë serioze dhe grupet nuk janë larg zgjidhjes.
“Presim nga grupet punuese që të tregojnë nëse ka nevoj për takim liderësh. Nëse ata konkludojnë se ka nevojë, të dyja palët e grupeve punuese, unë jam i gatshëm. Do ta thotë edhe zotri Mickovski. Me siguri do të ftojmë edhe lider tjerë nëse ka nevoj. Qëllimi është që të gjindet zgjidhje për Ligjin për Prokurori Publike, përkatësisht të ndihmojmë personat profesional të grupeve negociatore që të gjejnë zgjidhje”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
I pyetur nëse ka plan B apo 80 deputetë nëse nuk gjendet zgjidhje për ligjin për prokurorinë, kryeministri tha se nuk kanë menduar për një gjë të tillë, pasi duhet të tentohet për zgjidhje sipas mënyrës ligjore.
“Besoj se nëpërmjet ligjit do të gjendet zgjidhje. T’i japim shansë ligjit. Kemi shtatë ditë. Duhet të gjindet zgjidhje. Pjesa më e madhe e finesave janë zgjidhur. Është e vërtetë se ajo që ka mbetur është thelbësore. Vetëm duhet të konludojmë të gjithë që kemi marrë pjesë çka është e lejueshme, normal çka është e lejueshme edhe për ta”, shtoi kryeministri Zaev.
Ndërsa, i pyetur nëse letrat e Janevës mund të ndikojnë në punën e grupeve negociatore, ai tha se vetëm pozitivisht mund të ndikojnë në ligjin për prokurori dhe ka shtuar se nuk ka asgjë kontestuese në dërgimin e letrave të Janevës, pasi ka persona afaristë që nga burgu nënshkruajnë edhe paga