Kryeministri i vendit Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij me rastin e Ilindenit ka bërë thirrje për bashkim, duke nënvizuar se Ilindeni është simbol i bashkimit. Sipas tij bashkimi në këto momente është më se i rëndësishëm për siç u shpreh ai ardhmërinë e vendit dhe brezave të ardhshëm.
“Meçkin Kamen nuk duhet të jetë gurrë i përçarjes por gurrë i bashkimit. U bashkuam me fqinjët dhe vendet e Bashkimit Evropian. Ilindeni është thirrje për bashkim dhe jo për përçarje. Bashkë për ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme dhe për brezat e rinj. Do të vazhdojmë bashkë ta ndërtojmë të ardhmen e vendit”.