Kryeministri Zoran Zaev është drejtuar opinionit duke thënë se “Maqedonia është një hap para lirimit të gjyqësorit nga prangat e regjimit që ka mbetur pas nesh”.
Ai ka thënë se është e madhe përgjegjësia e subjekteve politike në luftën për shtet të së drejtës.
“Por, përgjegjësinë më të madhe e ka partia që i solli padrejtësi vendit dhe Mickoski si njeri i parë i asaj partie. E di se ju, qytetarët jeni të lodhur nga bojkotet politike dhe anulimet dhe kërkoni hapa më të guximshme. Për këtë, unë do të insistojë edhe më me vendosshmëri të bëj thirrje dhe të bind opozitën që të përkrah reformat”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.
Ai ka thënë se është koha kur në skenë vjen drejtësia, kohë në të cilën nuk do të ketë kursime në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Askush nuk do të jetë i privilegjuar dhe amnistuar. E inkurajojë Prokurorinë Publike të vazhdojë deri në fund me këtë betejë pa dallim se kë do të përfshijë hetim. Kjo është koha e humbjes përfundimtare të shtetit të robëruar”, ka shtuar më tej Zaev.