Zaev insiston që të kontrollohet pasuria e gjykatësve

Pastrimi në gjyqësor duhet të fillojë menjëherë, bëri thirrje lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në tribunën e fundit nga tribuna e mbajtur në Shkup. Zaev tha se disa nga gjykatësit dhe prokurorët kanë mbetur kështjella e fundit e shtetit të kapur dhe nuk arritën të shpëtojnë nga prangat e tij, informon Alsat-M.

Marketing

Zaev u bëri thirrje autoriteteve kompetente të inspektojnë pasurinë e gjykatësve dhe prokurorëve, ndërsa Këshilli Gjyqësor ta kontrollojnë vjetërsimin e rasteve. Ne kemi nevojë për një gjyqësor që vendos, e jo gjyqësor që i vjetërson lëndët, tha Zaev, duke i kërkuar Komisionit Evropian që të aktivizojë instrumentin e monitorimit në gjyqësor.