Zaev: Jo zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Zoran Zaev besnon se qeveria e tij do të ketë mandat të plotë katërvjeçar dhe vlersoi se nuk janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por gjithsesi sipas tij, për një çështje të tillë janë të rëndësishme edhe vendimet e opozitës, partive shqiptare dhe para se gjithash Kuvendit.

Marketing

“Unë besoj në mandat të plotë, para se gjithash për shkak të ekonomisë, biznesit, institucioneve, dhe qytetarëve të cilët pas shumë viteve mund të planifikojnë një mandat të plotë të qeverisjes, sepse kjo nënkupton edhe sukses dhe zhvillim si dhe rritje e përgjithshme”, theksoi Zaev, duke iu përgjigjur gazetarëve.

Sipas tij, në fillim të prillit apo në fund të marsit do të jenë zgjedhjet presidenciale, dhe sigurisht se deri në fund të vitit do të vlerësojmë se duhet të ketë vetëm zgjedhje presidenciale, por sërish përsëriti se ai është vetëm një që është i rëndësishëm për vendime të tilla, sepse janë edhe opozita, partitë shqiptare dhe Kuvendi.

Marketing