Një nga reformat e paralajmëruara nga mandatari Zoran Zaev, është ajo në administratë. Do jetë thelbësore premton ai duke paralajmëruar uljen e paralajmëruar të 20% të numrit të administratorëve dhe rritjen e efikasitetit, duke modernizuar dhe dixhitalizuar proceset.
“Ne do të shikojmë disa modele për të zvogëluar madhësinë e administratës me 20 përqind duke shkrirë funksionet, përgjegjësitë e institucioneve, përmes pensionit të detyrueshëm në 64 vjeç, përmes paketave të transferimit të sektorit privat ose pensionimit të parakohshëm. Mandati i kësaj qeverie ndjek një riorganizim të plotë të administratës publike duke optimizuar dhe ulur pritjen e numrit të institucioneve, uljen e kostove të punës, përmirësimin e menaxhimit dhe rritjen e efikasitetit në veprim”, tha Zaev.