Zaev: Kemi bërë që miqësia në rajon të jetë “infektuese” dhe të përhapet mes të gjitha vendeve

Miqësia me Bullgarinë dhe Greqinë është “infektuese” dhe u përhap në mbarë rajonin. Tani jemi miq me Shqipërinë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën, dhe nxiten marrëdhëniet miqësore mes të gjitha vendeve veçmas, shkëmbejmë edhe përvoja, mbështetim njëri-tjetrin, dhe i tregojmë BE-së se mund të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë një Ballkan tjetër në rrugën tonë drejtë BE-së dhe NATO-s, theksoi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për TV Shenjën.

Marketing

Kur bëhet fjalë për anëtarësimin tonë në NATO dhe për përfitimet nga pjesëmarrja e plotë në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë, përveç sigurisë dhe stabilitetit, thotë Zaev, do të thotë edhe përfitime të mëdha ekonomike.

Për një kohë të shkurtër, pret që kompanitë e vendit tonë të fitojnë të drejtën e pjesëmarrjen në logjistikën e punës dhe operacioneve të NATO-s.

“Kjo do të thotë qasje në dhjetëra miliarda euro dhe për këtë arsye ne jemi duke përgatitur të gjitha kushtet që kompanitë tona të jenë gati. Në këtë drejtim, në seancën e fundit ne e miratuam atë dhe në procesin e miratimit në Kuvend e lëshuam Projektligjin për investime strategjike. Kjo zgjidhje ligjore do t’i mundësojë vendit të vijnë investime të mëdha prej të paktën 100 milion euro në nivel kombëtar. Po paralajmëroj pesë investime po aq të mëdha. Bëhet fjalë për investime me interes të veçantë, publik, prandaj vendosëm që ato të miratohen dhe mbështeten në Kuvend”, thotë Zaev.

Në lidhje me eurointegrimin dhe “non-pejperin” francez, ai thotë se në të është paraparë se qëllim përfundimtar e kësaj metodologjie është anëtarësimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE.

“Non-pejperi na u dërgua në të njëjtën kohë kur u nda me vendet e tjera anëtare të BE-së. Tani ai dokument duhet të specifikohet zyrtarisht nga Komisioni Evropian dhe të miratohet zyrtarisht nga Këshilli Evropian. Na kërkohet të japim mendimin tonë dhe do ta bëjmë. Varet nga ne që të vazhdojmë me reformat dhe realizimin e standardeve të BE-së në vend. Të mos harrojmë, rritja më e madhe e vendeve kandidate për anëtarësim në BE u arrit gjatë negociatave, kur përqendrimi ishte në reformat e brendshme dhe transformimin e shoqërive së vendeve sipas standardeve evropiane”, tha kryetari i Qeverisë të Maqedonisë së Veriut në një intervistë për “Shenjën”. .