Zaev kërkon dorëheqjen e drejtorit të burgut të Shutkës

Kryeministri Zoran Zaev sot ka kërkuar që drejtori i burgut, Gjoko Kotevski të jep dorëheqje si pasojë e incidentit të djeshëm.

Marketing

Zoran Zaev e dënoi aktin dhe tha se pa dallim kush është fajtorë për incidentet, kërkon përgjegjësi nga drejtori. Dorëheqjen e Kotevskit, Zaev e pret më së voni deri të hënën.
Një gjë e tillë është mbështetur edhe nga ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.

“Duhet të ketë përgjegjësi kush ka lejuar të ketë kontakt të afërt mes dy grupeve, pa dallim nëse është praktikë e thjeshtë ose jo. Në situatën konkrete është dashur të bëhet vlerësim për rreziqe të caktuara”, tha Deskoska.

Marketing