Zaev kërkon edhe një mandat për kryetar të LSDM-së

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka publikuar sot programin e tij si kandidat për kryetar të kësaj partie.

Marketing

Me programin synon të marrë edhe një mandat si lider i kësaj partie, ndërkaq premton se do të bëjë kthesë edhe në politikën e Maqedonisë së Veriut.“Politikë e re, ofanzivë pranverore për kthesë të re në veprimtarinë politike të LSDM-së dhe Maqedonisë së Veriut. Nëse e marr besimin, paralajmëroj për mënyrën më të re të funksionimit dhe mentalitetin e partive politike në vendin tonë, duke filluar pikërisht nga LSDM-ja”, tha Zaevi.

Sipas tij, politika e re nënkupton: Kuadër i ri i ofertës së LSDM-së.

“Kjo nuk do të thotë se heqim dorë nga ndokush, por përgjegjësi para qytetarëve dhe vetes”, tha Zaevi.