Buxheti ende nuk tregon indikacione për ribalanc, gjegjësisht se nuk do të ketë nevojë që kjo të bëhet gjatë verës, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.
Pret që gjatë shtatorit, tetorit ose nëntorit, me siguri me pasqyrën në fund të muajit, të fillojnë të bëhen përllogaritje dhe të fillojnë procedura për nevojën që është paraqitur nga projeksionet plotësuese të buxhetit të segmentit të vogël.
Vazhdojmë, theksoi Zaev, me politikat e parezerva të rritjes së borxhit shtetëror për shkak të përforcimit të ekonomisë, hapjes së vendeve të reja të punës dhe investimeve kapitale.
Kryeministri nuk është i kënaqur me rezultatin nga realizimi i investimeve kapitale, por pret që të arrihet niveli i projektuar në kuartalin e dytë, të tretë dhe të katërt, duke e pasur parasysh atë që janë bërë dokumentacione projektuese të cilat kanë qenë dobësia më e madhe për dështimin.
Duke theksuar se nuk arsyetohet për nivelin e investimeve kapitale, tha se shtesë me ato investime të cilat nuk shënohen me Buxhetin janë rrugët dhe infrastruktura hekurudhore. Ato, tha, janë përmes ndërmarrjeve publike të financuara jashtë Buxhetit, ndërsa në fakt pjesa më e madhe e investimeve janë rrugët, hekurudhat dhe gazifikimi.
“Më tej në kornizat buxhetore ku i numërojmë 16,5 për qind të kumtuara janë në pjesën e llojeve të tjera të investimeve kapitale, si ndërtimi i stacioneve policore, ambulancave, shkollave, kopshteve”, tha Zaev.