Zaev – Koja: Të gjithë pjesëmarrësit të ndërmarrin përgjegjësi për zgjedhje korrekte

Një delegacion partiak i LSDM-së i udhëhequr nga kryetari Zoran Zaev, sot është takuar me delegacionin e OSBE-së të udhëhequr nga shefi i misionit në vend, ambasadorin Klemens Koja.

Marketing

Në takim është biseduar rreth për më shumë tema aktuale me fokus në zgjedhjet presidenciale.

Bashkërisht është konstatuar se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të gjithë pjesëmarrësit duhet të tregojnë pjekuri dhe përgjegjësi demokratike para shtetit, që qytetarët lirshëm ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa zgjedhjet të jenë korrekte dhe të drejta.

“Sukses për ne do të jenë zgjedhje kristal të pastra, korrekte dhe demokratike. Si parti në pushtet obligohemi për këtë dhe presim nga të gjithë pjesëmarrësit të jenë më të përgjegjshëm. Shpresojmë se opozita nuk do të tentojë ta pengojë rë ardhmen e shtetit, do të ndërmarrim përgjegjësi dhe nuk do ta bllokojë raundin e dytë. Zgjedhje të suksesshme hapin hapësirë të madhe që reformat të vazhdojnë, Republika e Maqedonisë së Veriut të bëjnë hap të ri drejt integrimit në BE. Kjo është me interes të të gjithë qytetarëve tanë”, tha kryetari Zaev.

Misioni i OSBE-së tashmë është përfshirë në mënyrë aktive, vëzhguesit e OSBE-ODIHR me kujdes i ndjekin aktivitetet e procesit para dhe gjatë fushatës, punës së institucioneve, OSBE/ODIHR gjithashtu e ndjek edhe raportimin e mediave gjatë fushatës.
Qendra për komunikime me opinionin të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë