Zaev: Kontesti me Bullgarin është bilateral, dhe si i tillë duhet të zgjidhet

Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se kyçja e shteteve anëtare të BE-së, në zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes është e mirëseardhur, por megjithatë sipas tij ky problem është bilateral dhe si i tillë duhet të zgjidhet.

Marketing

“Kyçja e shteteve anëtare të BE-së në zgjidhjen e kontestit mes Sofjes dhe Shkupit është e mirëseardhur, por megjithatë ky është problem bilateral dhe në mënyrë bilaterale duhet të zgjidhet”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev u shpreh se beson në një epilog pozitiv nga takimi mes dy presidentëve, Pendarovski dhe Radev të cilët bashkë udhëtuan në Romë dhe Vatikan.

“Evropa në një far forme ka faj, na ka shumë borxh. Në vitin 2001 nënshkruam marrëveshje para Kroacisë, ndërkohë që ata tani po festojnë përvjetorin nga pranimi në BE. Nuk ka dilema. Gjithmonë përcjell porosinë. Do të shohim se çka do të merren vesh Pendarovski dhe Radev në Vatkan. Besoj në një rezultat pozitiv”, tha Zaev.

Marketing