Zaev-Kurz: Austria mbështet Maqedoninë për fillimin e negociatave me BE-në

Kryeministri Zoran Zaev sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz.
Kurz e ka vërtetuar hapur mbështetjen e Republikës së Austrisë ndaj Maqedonisë për fillimin e bisedimeve me BE-në, si dhe gjithashtu ka shtuar se Maqedonia e meriton fillimin e bisedimeve me BE-në.

Marketing

Ndërsa gjithashtu bëri thirrje që Këshilli Evropës të sjell vendim pozitiv për Maqedoninë si dhe ftoi qytetarët e Maqedonisë që të mbështesin marrëveshjen për Çështjen e Emrit në referendum.

Zaev tha se është e rëndësishme që të ndëgjojmë se si Qeveria e Austrisë dy ditë para Këshillit të ministrave të BE-së, mbështetë Maqedoninë për fillimin e bisedimeve me BE-në.