Zaev: Le ta dijë Rusia se Maqedonia nuk ka alternativë përveç BE-së dhe NATO-s

Rusia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk ka alternativë për Republikën e Maqedonisë përveç anëtarësimit me të drejtë të plotë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Qeveria e Maqedonisë jo vetëm që dëshiron ta konfirmojë bashkëpunimin me Federatën Ruse, por dëshiron edhe ta përparojë.

Marketing

Këtë e porositi sot kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me komisarin evropian për zgjerim Johanes Han, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me reagimin e djeshëm të Ambasadës ruse në deklaratën e tij për financim të protestave në Maqedoni nga ana e disa biznesmenëve nga Rusia.

“Unë komentoj vetëm fakte dhe deklarata që më kanë prekur mua nga raportet të cilat i di, me qëllim përfundimtar të ndërpritet miqësia të cilën e ndërtojmë. Megjithatë, të gjithë e dinë, duhet ta dijë edhe Federata Ruse se nuk ka alternativë për Republikën e Maqedonisë përveç anëtarësimit me të drejtë të plotë në NATO dhe BE. Ne mbesim të shkëlqejmë në aspektin e ndërtimit të miqësisë me të gjithë.

Ne jemi vend i vogël me miq, pa armiq gjithsesi kemi shanse të mëdha për perspektivat tona. Atë e dëshmuam me fqinjët, atë e bëjmë gjithkund në BE me vendet anëtare të BE-së, duam ta bëjmë edhe me të gjitha vendet në botë”, theksoi kryeministri.

Theksoi se nga ky aspekt, emërimi i sotëm i procesit të skriningut është moment shumë i rëndësishëm historik.
“Fillojmë skrining procesin, formojmë grup negociues. Nga viti 2005 e presim këtë”, porositi Zaev dhe shprehu falënderim deri te Han dhe ekipi i tij që ishin të pranishëm në seancën qeveritare, përkushtuar skriningut.

Theksoi se duhet të mbesim të përkushtuar në këtë moment, i cili duhet të jetë motivim shtesë i të gjithëve në shoqëri të hapërojnë nëpërmjet rrugës së plotësimit të kushteve në rrugën drejt BE-së.

Marketing