Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë një vizite në Haraçinë të Shkupit, u shprehu optimist se ligji për Prokurorinë Publike mund të miratohet para shpërbërjes së kësaj përbërje parlamentare, duke shtuar se teksti i projektligjit do të përcillet te partitë e tjera politike këtë fundjavë.
“Kam biseduar me të gjitha grupet parlamentare, ne jemi goxha afër dhe teksti i projektligjit do të përcillet te partitë e tjera politike këtë fundjavë. Ju bëj thirrje të gjithëve partive politike nga VMRO-DPMNE-ja dhe të tjerave forca politike të mos humbim më kohë”, tha Zaev, duke shtuar se në një rast të tillë votimi do të ishte më 12 shkurt, pak para shpërbërja e Kuvendit.