Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se pret që sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis gjatë vizitës së sotme në Maqedoni të transmetojë porosi për inkurajim dhe mbështetje për referendumin.
“Matis sot ka ardhur para së gjithash të transmetojë porosi për inkurajim të referendumit se është mirë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike. Gjithsesi, ne do ta shfrytëzojmë këtë rast të bisedojmë për të gjitha hollësitë dhe bashkëpunimin mes ministrive të Mbrojtjes të të dy vendeve, të armatave për misione të përbashkëta që i kemi në Afganistan dhe përforcimin e bashkëpunimit të sigurisë me SHBA-në, sepse Amerika është një ndër partnerët tanë strategjik”, tha zaev.
Ai beson se Maqedonia e cila ka ftesë për anëtarësim në NATO do të jetë anëtarja e 30-të e Aleancës dhe në atë kontekst, siç shtoi, ka shumë hollësi dhe tema për të cilat mund të bisedohet, si dhe transmetimin e përvojës së madhe që mund të implementohet në mbrojtje.
“Qëllimi përfundimtar të jemi partner dinjitoz i vendeve anëtare të NATO-s për ruajtje të paqes së përgjithshme në botë dhe këtu në rajon.