Kryeministri Zoran Zaev dhe partia që drejton ai do ta mbështes modelin me një njësi zgjedhore. Gjatë debatit në Kuvend, Zaev nënvizoi se është koha që të shpartallohet biartizmi i bllokut politik shqiptar dhe maqedonnase, duke nënvizuar se me modelin proporcional nga viti 2002 e këtej, në /do cikël zgjedhor humben dhjetra depuetetë.
Zaev nënvizoi se edhe në partinë e tij nuk pajtohen të gjithë për këtë model zgjedhor, megjithatë sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të mund që partitë më të vogla të mos humbin votues. Ai u bëri apel partive të vogla shqiptare që të mos heqin dorë nga votuesit e tyre, ndërsa rikujtoi se pavarësisht faktit që partia e tij së një parti e madhe do të humb shumë deputetë, një gjë e tillë është e mirë për shtetin, demokracinë dhe shoqërinë në përgjithësi. Zaev nënvizoi se me këtë ndryshim do të ulet klientelizmi në gjyqësor, parlamend, Vetëqeverisje dhe të ngjajshme dhe nënvizoi se do të ulet niveli i partizimit dhe politizimit të administratës.
Ai inkurajoji të gjithë përfaqësuesit në kuvend që të sjellin vendin për këtë ndryshim, ndërsa nënvizoi se deputetët e LSDM-së do të japin mbështetje për një gjë të tillë.