Kryeministri Zoran Zaev në pjesëmarrjen e shënimit të godinës së re të komunës së Haraçinës tha se kjo komunë shumë e rëndësishme për vendin, më në fund do të fitojë godinë të re.
“Dua të dërgoj porosi se mbetemi në fjalën e dhënë që të mbështesim gjitha komunat rurale veçmas Haraçinën pasi ka luajtur rol serioz në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë pasi të gjithë e pranojmë se kjo komunë bashkë me disa komuna tjera rurale ishin harruar në të kaluarën dhe duam të kemi jetë cilësore pa dallim nëse jetohet në komunat e qytetit apo ato rurale”, ka thënë Zaev.