Grupa e deputetëve e përbërë nga tetë deputetët e opozitës të cilët votuan për hapjen e kushtetutës, ëshët kundër kërkesave të Besës
Nga kjo grupë, konsiderojnë se nuk duhet të ndryshohet ajo që është dakorduar me Greqinë, gjegjësisht duhet të ngelet shtetësi “maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore”.
Nëse pranohen kërkesat e Besës, të fshihet “maqedonas”, tetë deputetët si duket nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese.
“Nuk heqim dorë nga ajo që është dakorduar me Greqinë, gjegjësisht shtetësia të jetë maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore. Ky është qëndrimi ynë i fundit. Ky është përfitimi më i madh për përforcimin e identitetit. Me Greqinë u dakorduam, tani do të shkatërrojmë atë dakordim mes vete”, thonë nga grupa e deputetëve, e koordinuar nga deputetja Elizabeta Kançeska Milevska.
Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se shtetësia do të ngelë ashtu siç është dakorduar me Greqinë. Gjithsesi, seanca u prolongua për tani në ora 15:00, ndërsa spekulimet janë se deputetët e Bilall Kasamit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre.
“Nuk pranojmë asnjë kompromis në implementimin e marrëveshjes që kanë të bëjnë me shtetësinë dhe këtu nuk ka çfarë të bisedohet. Nuk pranojmë asgjë të preket në rregulloren kushtetuese sa i përket bisedimeve, të cilat kanë të bëjnë me shtetëtsinë”, thonë nga grupa e pavarur e deputetëve për Fokus.