Zaev: Mickoski nuk e dëshiron Maqedoninë në BE dhe në NATO

Kryeministri Zoran Zaev pas sesionit të pasdites të takimit të liderëve deklaroi se nuk është arritur marrëveshje për referendumin për emrin me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski. Ai mes tjerash, tha se KSHZ megjithatë do të ketë dhe se referendumi do të zbatohet.

Marketing

“Edhe krahas kësaj që pasdite nuk u arrit marrëveshje për referendumin mbetet e dakorduara nga pjesa e paradites të bisedimeve për ligjin për financimin e partive politike, për Qeveri teknike sipas konceptit të Përzhinës dhe për KSHZ-në”, tha Zaev.

Pas ndërprerjes së takimit të liderëve kryeministri tha se edhe Mickoski nuk ka dashur t’u bëjë thirrje votuesve të VMRO-DPMNE-së të votojnë në referendum me bindje personale dhe se lideri i opozitës gjithashtu nuk ka arritur të njohë momentin dhe, siç tha, gënjen se dëshiron që Maqedonia të bëhet anëtare në BE dhe në NATO.

Paraprakisht lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se liderët nuk arritën të dakordohen rreth çështjes së referendumit.

Marketing