Zaev: Mickoski para arratisjes së Gruevskit është takuar me Aleksandar Vuçiq dhe Viktor Orban

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për “N1”, ka thënë se ish kryeministri Nikolla Gruevski, para arratisjes në Hungari, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Marketing

“Ai ka qenë tek ata. Kjo është e bërë publike dhe nuk dihet se çfarë kanë biseduar. Mbeti sekret. Gruevski u larguar nga Maqedonia nëpërmjet Shqipërisë, ku është pritur nga një makinë diplomatike hungareze, dhe më pas ka kaluar kufirin me Malin e Zi. Atje e kanë pritur tjerë diplomat hungarez, më pas e ka kaluar kufirin me Serbinë dhe ka arritur në Hungari”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar se gjithçka do të publikohet kur të mbaroj hetimi në Maqedoni.
“Jam i bindur se Gruevski do të vuaj dënimin për keqpërdorime në Maqedoni”, ka thënë Zaev.