Zaev morri edhe dozën e dytë të vaksinës anticovid

Kryeministri Zoran Zaev sot e mori dozën e dytë të vaksinës “Sinofarm” në pikën për vaksinimin në Sallën e Sportit “Boris Trajkovski”, në përputhje me planin nacional për imunizimin e popullsisë.

Marketing

Kryeministri Zaev ndihet shumë mirë dhe do të vazhdojë ditën e punës sipas agjendës së tij.

Kryeministri Zoran Zaev i fton të gjithë qytetarët të cilët deri më tani nuk janë regjistruar në vakcinacija.mk ta bëjnë këtë sa më shpejtë, me qëllim që të arrijmë imunitet kolektiv dhe të shpallim fitore ndaj pandemisë shkaktuar nga COVID-19.