Kryeministri Zoran Zaev dje mbrëma së bashku me bashkëshorten e tij Zorica Zaeva, morën pjesë në Ballon vjeneze, që tradicionalisht mbahet çdo vit në Shkup. Zaev duke iu drejtuar të pranishmëve theksoi se ftesën nga ambasadorja Renata Kobler që të marrë pjesë në ballo e ka pranuar pamëdyshje për shkak se, siç ka thënë, është tregues i miqësisë së vendosur të sinqertë mes Republikës së Austrisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të karakterit humanitare të manifestimit.
“Sidomos më gëzon fakti që me një pjesë të mjeteve të mbledhura sonte do të sigurohet pajisje sportive e adaptuar për ngjarje të biçikletës, e cila pastaj do t’i dhurohet Shoqatës së personave me paraplegji dhe kuadriplegji “Pa kufizim”. E di se edhe personat me pengesa në zhvillim mund të merren me sport. Unë personalisht njoh njerëz të tillë.
Dallimi është se atyre u duhet vetëm mbështetje më e madhe”, tha kryeministri Zaev. Ai falënderoi të gjithë të pranishmit në Ballon vjeneze, sepse, siç tha, prania e tyre do të kontribuojë drejt mundësive më të mira për këta bashkëqytetarë tanë.