Zaev: Në hap është Evropa të japë vendim në bazë të meritave tona

Sot të gjithë ne jemi krenarë të edhe një suksesi të madh të vendit tonë dhe politikave për realizimin e prioritetit tonë strategjik, ky është anëtarësimi në BE. Ambasadori Zhbogar na prezantoi rekomandimin pozitiv të dhjetë me radhë në raportin e Komisionit Evropian për progresin tonë drejt BE-së, duke përfshirë edhe rekomandime, rekomandime edhe për startin e negociatave gjegjësisht për hapjen e kapitujve. Sot e kemi marrë raportin më pozitiv deri më tani prej kur jemi shtet kandidat për anëtarësim, e ajo është 14 vite, theksoi kryeministri Zoran Zaev pas dorëzimit të Raportit të KE-së nga euroambasadori Samuel Zhbogar në Vilën presidenciale Vodno.

Marketing

Për rekomandimin e pastër të BE-së, për fillim të negociatave për anëtarësim, theksoi, janë meritorë të gjithë Qeveria, Kuvendi, të gjitha partitë politike dhe grupe që u sendërtuan në ndryshimet dhe reformat kushtetuese, gjithë shoqërinë dhe qytetarët.

“Kemi punuar shumë dhe kemi rezultate. Me kënaqësi i kemi pritur të gjitha vlerësimet pozitive që dominojnë në Raport, por edhe me vëmendje i kemi pranuar të gjitha vërejtjet që do të ndihmojnë të jemi akoma më të mirë dhe më të suksesshëm”, tha Zaev.

Përkujtoi se deklarata e eurokomisarit për zgjerim Johanes Han, i cili tha se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon me progresin reformues dhe paraqet shembull të shkëlqyer për vendet tjera në rajon, por edhe për fuqinë e tërheqjes.

Theksoi se konkluzioni nga qershori i vitit të kaluar ka qenë nxitje e fuqishme për të gjithë në vend që ta bëjnë punën e tyre.

“I madh ka qenë inkurajimi për ne politikanët dhe për qytetarët kur morën mirënjohje për vendimet e mëdha historike që i kemi marrë. Për reformat e realizuara dhe për rolin e madh që vendi ynë e ka dhe do të vazhdojë ta ketë për promovim të miqësisë dhe bashkëpunimit në rajon”, tha Zaev.

Vitin e kaluar, morëm detyrë shtëpie dhe na është thënë rekomandoni ju që të rekomandojmë dhe ne.

Porositi se i kem i plotësuar detyrat tona nga e para deri te e fundit dhe se tërësisht jemi të gatshëm të fillim të bisedimeve.

“Tani në radhë janë shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së. Në hap është Evropa të rekomandojë vendim që do të na sjellë në bazë të meritave tona. Rekomandimi ka qëndrim të qartë për fillimin e procesit të bisedimeve, i cili është edhe në interes të BE-së, për rolin e BE si lojtar global për politikën e saj të jashtme dhe për perspektivat e ardhshme të këtij rajoni. Hapja e bisedimeve për aderim në BE është garancia e vetme për mbajtje të stabilitetit vendor dhe për mbajtje të impulsit reformues në Maqedoninë e Veriut me efekte pozitive për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, potencoi Zaev.

Marketing