Zaev në Mal të Zi, seancë e përbashkët mes dy qeverive

Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut Zoran Zaev do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe do ta kryesojë delegacionin e Qeverisë i cili së bashku me Qeverinë e Malit të Zi do ta mbajë seancën e parë të përbashkët mes qeverive të dy vendeve.

Marketing

Zaev do të ketë takim bilateral me Markoviqin, ndërsa do të takohet edhe me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe me presidentin e Kuvendit malazez, Ivan Brajoviq.
Në delegacionin qeveritar të cilin e udhëheq Zaev janë edhe Radmilla Shekerinska zëvendëskryeministre dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm, Koço Angjushev zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, Lupço Nikollovski ministër i Bujqësisë, Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, Goran Sugarevski ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Sadulla Duraku ministër i Ekologjisë dhe Andrej Zhernovski zëvendësministër për Punë të Jashtme.

Pas mbajtjes së seancës së përbashkët mes qeverive të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut do të nënshkruhen më shumë marrëveshje bilaterale.

Do të organizohet edhe forum i biznesit Mal i Zi- Maqedoni e Veriut ku do të marrin pjesë kryeministrat Zaev dhe Maroviq, ministra në qeveritë si dhe biznesmenë nga dy vendet. Forumin do ta hapin dy kryeministrat si dhe kryetarët e Odës Ekonomike të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut Vllastimir Golluboviq dhe Branko Azeski. Në pjesën që ka të bëjë me punën e Forumit, biznesmenët e dy vendeve do të bisedojnë për perspektivat e bashkëpunimit të përbashkët.

Marketing