Zaev në mëngjes në Sofje u takua me Borisovin

Kryeministri Zoran Zaev, i cili sot është për vizitë në Sofje, në mëngjes u takua me udhëheqësinë e partisë GERB dhe liderin e saj, Bojko Borisov.

Marketing

“Agjendën punuese në Sofje e filluam me udhëheqësinë e partisë GERB dhe mikun tim Bojko Borisov. Biseduam se është shumë me rëndësi të mundësojmë që gjeneratat e reja të kenë dialog dhe mirëkuptim. Nuk guxojmë të lejojmë që të rinjtë të urrehen”, ka shkruar Zaev në “Tuiter”.

Kryeministri Zaev së bashku me zëvendës kryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani qëndrojnë për vizitë pune në Sofje, me qëllim që të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e hapura dhe për zhbllokimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Nga pres shërbimi i Qeverisë kumtuan se kryeminsitri dhe delegacioni qeveritar do të realizojnë takime me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me kryeministrin Stefan Janev, si dhe me përfaqësues të partive më të mëdha politike në vend.

Marketing