Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në preskonferencën e djeshme tha se nuk sheh asgjë kontestuese në deklaratën e homologut të tij shqiptar Edi Rama, për hapje të kufijve të Shqipërisë me fqinjët, duke përfshirë edhe atë me Maqedoninë.
Kryeministri Zaev në deklaratën e Ramës sheh vetëm përfitime ekonomike dhe përshpejtim të transportit të mallrave.
“Unë do të hapja të gjitha kufijtë menjëherë, siç është në BE, shumë mirë e di se besimin duhet ta bartim nga njëri tek tjetri. Procesi duhet të vazhdojë, duhet ti besojmë të gjitha institucioneve në Serbi dhe Shqipëri kur i japin dokumentet për hyrje në Maqedoni”, tha Zaev.
Përndryshe, kryeministri shqiptar Edi Rama në urimin e fundvitit deklaroi se dëshiron të hapë kufijtë me fqinjët përfshirë edhe Maqedoninë, ashtu siç u bë me Kosovën.