LSDM-ja konfirmoi mbështetjen për kandidatët e BDI-së në të gjitha komunat ku ajo garon me opozitën. Kryeministri Zoran Zaev, tha se në komunat ku ka garë mes BDI-së dhe Lëvizjes BESA si në Tetovë dhe Zhelinë, do ti lënë votuesit që të vendosin vetë se kë do të mbështesin.
Në Strugë i japim mbështetje Ramiz Merkos, në Kërçovë i japim mbështetje Fatmir Deharit, në Gostivar i japim mbështetje Nevzat Bejtës, në Çair mbështesim Visar Ganiut dhe anasjelltas në komunat tjera, siç edhe presim mbështetje. Atje ku janë dy partnerët tonë të koalicionit BDI dhe BESA lëmë qytetarët vetë të vendosin – deklaroi Zoran Zaev, LSDM.
I pyetur pse do të mbështes përsëri kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, kur kohë më parë ka deklaruar se, një nga gabimet më të mëdha të tij ishte mbështetja e Merkos në vitin 2017, Zaev tani tha se kreu aktual i Strugës ka ndryshuar.
Pas apeleve të mia Kosta filloi që në emër të ardhmërisë së Ohrit, e me këtë edhe në emër të ardhmërisë së Maqedonisë, të ndërmerr hapa për Ohrin bazuar në statusin e UNESKO-s, por nuk ishim të kënaqur në atë moment nga kryetari i komunës Merko. Por me vonesë prej një ose dy javëve filloi të punojë, për shkak se Ohri nuk është vetëm i qytetarëve të Ohrit, por edhe i struganëve, strumicasve, shkupjanëve e të tjerëve – tha Zoran Zaev, LSDM.
Nga ana tjetër, edhe nga BDI thonë se mbeten në bashkëpunimin me LSDM-në dhe kërkojnë votat e gjithë qytetarëve tjerë. Opozita shqiptare ndërkohë vazhdon konsultimet brenda partiake lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me lëvizjen BESA në Tetovë por edhe në disa komuna tjera ku janë në balotazh me kandidatët e BDI-së. Nga Aleanca disa herë kanë theksuar mbështetjen për kandidatin e lëvizjes BESA në Tetovë por kjo do të qartësimeve që Aleanca do të ketë me Alternativën. Detaje për momentin nuk japin. Alsat.mk