Zaev në Uashington në takim me nënpresidentin e SHBA-së, Majk Pens

Kryeministri Zoran Zaev nesër në Uashington do të realizojë takim me nënpresidentin e SHBA-së, Majk Pens, kumtoi sot shërbimi qeveritar për shtyp.

Marketing

Takimi do të realizohet me ftesë të nënpresidentit Pens, ndërkaq në të do të bisedohet për përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO”, thonë nga Qeveria.

Vizita e Zaevit në Uashington dhe takimi me nënpresidentin Pens pason pas vizitave të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Matis dhe të ndihmës sekretarit shtetëror, Ves Miçel në Maqedoni dhe mbështetjes së shprehur për referendumin e ardhshëm dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Marketing