Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se nëse kandidati i pushtetit Stevo Pendarovski nuk fiton në zgjedhjet presidenciale ai do të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Nga ana tjetër kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka bërë thirrje deri tek qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë kandidatin e tyre, profesoreshën Gordana Siljanovska.
Ai është shprehur i bindur se Siljanovska do të jetë presidenti i ri i Maqedonisë.