Kryeministri Zoran Zaev pret që Maqedonia e Veriut të marë datë për negociata në qershor apo korrik. Ai thotë se është optimist dhe se Europa duhet të përmbushë atë që kishte premtuar për vendin tonë.
Gjithsesi, ka dhe gjasa që Maqedonia e Veriut të mos marë datën e shumëpritur për fillim të negociatave me Unionin Europian. Siç thotë Zaev, arsye për këtë nuk do të ishin punët e brendshme të shtetit por ngjarjet në rajon, veçanërisht në Shqipëri, e cila në këtë rrugë ecë së bashku me Maqedoninë e Veriut.
“Për neve, ne kemi ambient pozitiv, përshkak Marrëveshjes së Prespës dhe reformave të bëra. Pr fat të keq konstelacionet nuk janë të mirë, për këtë ekziston debat. Këtu mendoj për Shqipërinë, dhe për çështjen Kosovë-Serbi. Por besoj se nuk do të lejohet në asnjë moment pas 14 viteve kandidat, dhe nga 2009ta propozim pozitiv, përsëri të shtyhemi, definitivisht kjo nuk është në dobi as të BE-së”, deklaroi Zaev në intervistë në “360 gradë”.
Sipas tij, korriku do të ishte opsioni real që Maqedonia e Veriut të marë datë për negociata, në të kundërtën, vendi do të përballet me krizë politike.
“Nëse kemi pengesë ajo nuk është përshkak neve. Nuk ka president, kryeministër, kancelar që dyshon në performansat tona. Përshkak konstelacioneve me vende tjera, do të dihet se cili do të jetë vendimi. Nëse nuk kemi datë as në qershor as në korrik atëherë do të përballemi me krizë politike, sepse të gjitha kartat i vendosëm për integrimin e vendit tonë në BE. Këto janë pritjet e qytetarëve tanë, do të ishte problematike nëse nuk arrihet kjo”, deklaroi Zaev.