Në rast se nuk miratohet propozim-Ligji për Prokurorinë Publike, Kuvendi nuk do të shpërndahet më 12 shkurt. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se obstruksionet e opozitës shkelin marrëveshjen mes të gjitha partive politike, që ligjet reformuese, protokolli për NATO dhe Ligji i Mbrojtjes të votohen para 12 shkurtit. Zaev thotë se 12 prilli nuk cenohet si datë e zgjedhjeve edhe nëse Kuvendi nuk shpërndahet më 12 shkurt.
Nëse opozita tenton ta minojë, bllokojë ose pengojë procesin në Kuvend, sigurisht që Kuvendi nuk shpërndahet derisa nuk prononcohemi për ligjin. Të gjithë jemi marr vesh që këto zgjidhje ligjore të miratohen deri në shpërndarjen e Kuvendit. Nëse dikush nuk e respekton marrëveshjen, sigurisht që shpallja e zgjedhjeve dhe shpërndarja e Kuvendit nuk do të ndodhë. Zgjedhjet caktohen më 12 prill, ndërsa Kuvendi shpërndahet më 12 shkurt. Sipas Kushtetutës zgjedhjet shpallen 45-60 ditë para shpërndarjes, kështu që kemi një periudhë 15 ditore brenda të cilës mund t’i menaxhojmë proceset- deklroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.
VMRO-DPMNE-ja bojkotoi sot takimin e grupeve të punës. Partia e Hristijan Micksokit nuk heq dorë nga kërkesa që rekomandimet e ekspertëve nga debati publik, të propozohen si amendamente nga dikasteri i Drejtësisë.
Vetëm Qeverisë së LSDM-së, Zoran Zaevit dhe Renata Deskoskas nuk i konvenon të miratohet ligji. Këtë e bëjnë për nevoja të egove të tyre që të mund t’i fshehin krimet e bëra 3 viteve të fundit. Lidhur me tekstin e ligjit, shumë gjëra u than nga grupi i VMRO-së dhe ekspertët. Ligjin i cili duhet të sjell drejtësi jo selektive për qytetarët, nuk e dëshiron vetëm LSDM-ja- tha Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së
Propozim-ligji për Prokurorinë Publike akoma nuk është nisur në procedurë Parlamentare. Deri më 12 shkurt kur duhet shpërndahet Kuvendi, shumica ka në dispozicion edhe në 9 ditë, periudhë kjo gjatë së cilës propozimi duhet t’i kalojë të gjitha fazat e miratimit në Kuvend. Ligji i Prokurorisë Publike bën pjesë në mes e ligjeve sistemore, që nënkupton se për miratimin e tij nevojiten 2/3 e votave, numra që pushteti nuk i posedon nëse nuk arrijnë konsensus me opozitën ose me 8 deputetët e pavarur.