Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, nuk i ka mohuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mirëpo vetëm nëse kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski humb zgjedhjet nga kandidatja opozitare, Gordana Siljanovks-Davkova.
Nëse kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, humb në zgjedhje për president nga kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, ka deklaruar Zoran Zaev, sipas tij LSDM ende po prinë para VMRO-DPMNE-së, mirëpo me dallim të vogël.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për marrëveshjen me opozitën rreth Ligjit për prokurorinë publike, i njëjti ka deklaruar se kjo marrëveshje nuk është për negociata me opozitën.
“Kush jam unë dhe kush është Hristijan Mickovski të tregojmë se cilët prokurorë duhet zgjedhur e cilët jo, kur e dimë se në Maqedoni ekziston Këshilli i prokurorëve publik dhe atje bëhet zgjedhja e prokurorëve”, ka thënë Zaev.
Ai shtoi se nëse opozita vendos mos të përkrahë këtë ligj, i cili arrihet me 2/3 e votave, do të vazhdohet me ligjet aktuale.
Zaev në gjyq ka dëshmuar si i dëmtuar për shkak të kërcënimeve ndaj tij drejtuar nëpërmes rrjetit social Facebook në vitin 2016.