Zaev: Një votë më shumë “kundër, anulohet Marrëveshja me Greqinë

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se Marrëveshja për emrin me Greqinë mund të anulohet nëse në referendum vetëm një votë është më shumë “Kundër” marrëveshjes.

Marketing

Zaev tha se kërkesa për mbajtjen e referendumit është e VMRO-së dhe se ajo duhet të tregoj qartë qëndrimin e saj sikur edhe liderët e partive tjera. Zaev tha se në referendum do të votoj “Për” pasi marrëveshja garanton të ardhmen e Maqedonisë.

Vendimet tona, i imi, i Dimitrovit nuk do të kenë asnjë vlerë nëse populli nuk i voton. Kjo është e bukura e referendumit. Premtimi që të organizohet referendum rrjedh nga VRMO DPMNE-ja qysh para 12 vjetëve, dhe ne si LSDM e kemi pranuar dhe është mirë që këtë premtim ta mbajmë.

Në faqen 295 të programit të VMRO DPMNE-së shkruan se “vetëm qytetarë në referendum do ta sjellim vendimin” dhe unë pajtohem 100 për qind me këtë. Unë pajtohem me VMRO-në dhe besoj se kështu do të veprojmë në ditën e referendumit. Unë do të votoj “Për”.

Edhe liderët e tjerë duhet ti tregojnë qëndrimet e tyre pasi udhëheqim subjekte politike, përgjegjësia jonë është që të marrim vendime dhe ato duhet ti dinë qytetarët – ka deklaruar Zaev.

Marketing