Zaev: Nuk do të ketë Ligj të përgjithshëm për amnisti

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se në periudhën e ardhshme nuk planifikohet sjellja e ligjit për amnisti të përgjithshme. Bisedohet vetëm për amnistinë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, por siç potencoi ai, hequr të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhunën, organizimin dhe porositësit.

Marketing

Ai konfirmoi se ka marrë letrën e të dënuarve nga burgi i “Idrizovës” se do të nisin grevë urie, nëse miratohet amnistia vetëm për pjesëmarrësit e ngjarjeve të 27 prillit, nga ana e trupit për pajtim.

“Bisedohet për Ligj për amnisti për ngjarjet e 27 prillit, por duke hequr të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhunë, organizimin dhe kanë qenë porositës të këtyre ngjarjeve. Nuk bëhet fjalë për amnisti të përgjithshme. Maqedonia miratoi ligj për amnisti të përgjithshme, Kuvendi e bëri këtë para disa muajve.

Praktika në në botë është që secili ligj i përgjithshëm për amnisti të sillet në secilën 4-8 vite. Kështu që 30% e asaj që është e lejuar të amnistohet gjithkund në Evropës ishte e lejar edhe në Maqedoni. Kuvendi solli vendim përmes një ligji të ri për amnisti dhe kjo tashmë është zbatuar. Në periudhën e ardhshme nuk do të ketë Ligj të përgjithshëm për amnisti”, tha Zaev.

Marketing