Zaev: Nuk ka iniciativë zyrtare për vizitë të Makronit

Kryeministri Zoran Zaev, në intervistë për emisionin 360 gradë në Alsat tha se ende nuk ka informacion zyrtar për vizitë e presidentit francez Emanuel Makron në vendin tonë. Zaev theksoi ka mundësi për takim me presidenti Makron, pasi që ky i fundit vetë kishte deklaruar se dëshiron ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Nuk ka iniciativë zyrtare, unë pres madje edhe këtë javë të ketë komunikime të caktuara mes ministrave tanë, këshilltarëve të kabineteve, dhëntë Zoti edhe unë dhe presidenti Makron”-pohoi Zaev.

Ndryshe, mediat në Shqipëri gjatë ditës së sotme njoftuan se burime të caktuara diplomatike kanë konfirmuar se presidenti francez Emanuel Makron pritet të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë muajin e ardhshëm.

Këtë gjë e kishte thënë edhe vetë Makron gjatë deklaratës së tij publike pas bllokimit të hapjes së negociatave me këto vende, ku ai tha se do të takohet me kryeministrat Zaev dhe Rama.

Me vizitën e tij Makron duket se ka për qëllim t’u dëshmojë Shqipërisë dhe Maqedonisë se perspektiva evropiane e këtyre vendeve është e hapur dhe Franca do t’i ndihmojë për të arritur këtë objektiv.

Marketing