Nuk ka marrëveshje të re me Bullgarinë përpos asaj për fqinjësi të mirë, përgjigjet i prerë kryeministri Zaev ndaj akuzave të VMRO-DPMNE – së se me Sofjen po bisedohet për kërkesa tjera bullgare.
Ai thotë se me fqinjin lindor po kërkohet formulim për kornizën negociuese dhe ripërsëriti se identiteti dhe gjuha maqedonase asnjëherë nuk do të jenë pjesë e bisedimeve. Kreu i ekzekutivit mban shpresat se në Samitin e qershorit apo të shtatorit BE do ta realizojë premtimin e dhënë ndaj vendit tonë.
“Nuk e pranoj deklaracionin, por gjithsesi Bullgaria ka të drejtën e vet. Jemi të njoftuar unë dhe qytetarët, është publike. Besoj se vendimi që është dorëzuar, mbart përgjegjësi për të dyja palët dhe gëzohem dhe shpresoj në zgjidhje të mundshme pa i ngritur pritshmëritë sepse gjithsesi Bullgaria ka qeveri teknike, por ne duhet të punojmë. Më vjen mirë që ministrat tanë të jashtëm zhvillojnë komunikim ditor dhe javor, shkëmbejnë ide, me falënderim edhe për liderët evropian të cilët komunikojnë me ne, me autoritetet bullgare me qëllim që të ndihmojnë.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.