Zaev: Nuk kam ndërmend të jap dorëheqje

Ndryshim të më shumë ministrave në Qeveri si dhe zëvendësve dhe funksionarëve tjerë ka paralajmëruar kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas deklaratës për gazetarë të seancës së mbrëmshme të Këshillit qendror të partisë ku është shkarkuar Këshill ekzekutiv, nënkryetarët e partisë, tre sekretarë dhe koordinatorja e Forumit të grave.

Marketing

Zaev ka thënë se nuk sheh asnjë arsye të ofrojë dorëheqje nga posti i kryeministrit. “Do të ketë ndryshime të pozicioneve të ministrave, zëvendësve dhe funksionarëve tjerë në qeveri, si dhe drejtorëve në NP, Agjencive, SHA në pronësi shtetërore, gjithkund ku nuk ka rezultate, ose është treguar arrogancë, nuk është pasur kapacitet demokratik, sukses, do të ndodhin ndryshime.

Do të jenë serioze sikur që janë këtu në partinë politike, pasi vetëm ashtu është në rregull, ka thënë Zaev. I pyetur se sa ministra do të përfshihen me ndryshimet, Zaev nuk ka dhënë numër, por ka shtuar se do të jenë më shumë se tre pa mos dhënë detaje se për cilët ministra bëhet fjalë.

“Numrin nuk e them. Duke pasur parasysh se deri tani janë ndërruar gjashtë ministra- për kulturë, drejtësi, arsim dhe tre pa resor, unë jam afër numrit të një të tretës. Që do të thotë për herë të parë hapet debat se do të shkojmë në zgjedhje të Qeverisë, pasi nëse ndërroj vetëm dy e plotësoj limitin e një të tretës që të ketë rikonstruim të qeverisë.

Ai është Këshilli i ministrisë së Drejtësisë dhe juristëve me të cilët flasim, që do të thotë se do të ketë më shumë se tre dhe në asi rrethana do t’i kumtojmë me kohë kur do t’i sjellim ato vendime”, ka thënë Zaev. Ai pret të merr fidbek javën e ardhshme edhe nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, nga Alternativa e Afrim Gashit, Menduh Thaçi i PDSH-së si dhe përfaqësuesve tjerë të partnerëve të koalicionit me të cilët ka biseduar, pasi siç ka thënë “ka funksionarë të dobët të cilët duhet të ndërrohen dhe të vijnë të rinj”.

Marketing