Zaev: Nuk mbaj përgjegjësi për dështimin e datës

Grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës kanë përafruar qëndrimet mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Jo zyrtarisht mësohet se palët janë marr vesh për modelin e propozuar nga pushtetit që parash punën e Prokurorisë Speciale Publike si organ i pavarur në kuadër të organit të akuzës. Kryeministri Zoran Zaev është optimist se marrëveshja mes partive politike do të arrihet para zgjedhjeve presidenciale, kur edhe pret që ndryshimet të miratohen nga Kuvendi. I pyetur nëse do të mbaj përgjegjësi për mos marrjen e datës për bisedime me BE-në, Zaev fajin për mos marrjen e mundshme të datës paraprakisht ia faturoi opozitës.

Marketing

“Absolutisht jo. Si e para, do të kemi datë. Momenti i rëndë është zgjedhjet për parlamentin Evropian dhe katër ditët për shqyrtimin e raportit ku parlamentet duhet t’i japin dritë jeshile Këshillit të Evropës për ta sjell vendimin. Unë besoj se këtë vit vendi jonë do të merr datë për bisedime. Ka mbetur vetëm edhe një ligj që të miratohet dhe mos dashtë Zoti, në rast të mos marrjes së datës, faji aspak nuk do të jetë në anën tonë”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Opozita akuzon të parin e ekzekutivit se subjekti i tij nuk është i gatshëm për zbatimin e reformave duke shtuar se BE-ja nuk dëshiron reforma nga një kryeministër siç e quajnë ata i aboluar. Sipas VMRO-DPMNE-së, Zaev po luan me Ligjin mbi Prokurorinë Publike duke e ditur paraprakisht se nuk do të ketë datë për bisedime.

“Bëhet fjalë edhe për një gënjeshtër të përshkallëzuar të Zoran Zaevit. E para u tha se Maqedonia prej kohësh ka marr datë, por tani Zaev thotë se as atëherë as tani Maqedonia nuk do të merr datën për bisedime. Kjo konfirmon se Zaev është i informuar se Maqedonia nuk do të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në” theksoi Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës të cilat po negociojnë për harmonizimin e propozimit, janë në kontakt por nuk kanë zhvilluar takime të reja. Ndaj propozimit të pushtetit, opozita ka propozuar 65 amendamente./Alsat/

Marketing