Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin debativ “Click Plus” në TV21 ka thënë se në Shkup, në raundin e dytë fitojnë ata që janë të organizuar multietnikisht.
“Ne jemi multietnikë, madje edhe partitë opozitare shqiptare janë të organizuar multietnikisht dhe nuk besojnë në nacionalizmin e VMRO-DPMNE-së. Nuk mund të besoj se dikush mund ta bëjë këtë natyrshëm, me retorikë nacionaliste që nuk ishte e pranishme në fushatë tani, por këta janë të njëjtët njerëz nga 6 muaj dhe 7 muaj më parë. Shkupi voton për progresivitet”, tha Zaev.