Zaev optimist për datën, por shenjat nga Evropa flasin se qëndrimi i Francës mbetet i pandryshueshëm

Kryeminstrti Zoran Zaev mbetet optimist se vendi kësaj here do të marrë datë, edhe përkundër debatit dhe mospajtimeve të brendshme në vendet anëtare të Unionit. “Vetëm disa ditë na ndajnë nga vendimi historik, të gjithë po i ndjekim me vëmendje zhvillimet. Jam optimist se do të marrim date për fillimin e negociatave. E di se vendet anëtare kanë mospajtimet e tyre të brendshme, që shpesh nuk kanë lidhje me ne, siç është rasti me debatin që po zhvillon Franca lidhur me reformat në BE.
Gjithashtu jemi të vetëdijshëm se përveç vendimit kryesor për dhënien e datës, do të kemi edhe implementimin e marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë. Tashmë po I shqyrtojmë edhe draft-raportet dhe përfundimet derisa po përgatiten nga institucionet evropiane. Edhe pas gjithë këtij debati, unë mbetem pozitiv dhe optimist se do të kemi përfundimisht vendim për fillim të bisedimeve” , Tha kryeministri Zaev në konferencën me temë “Drejt Konceptit për një Shoqëri dhe Interkulturalizmit” të organizuar në ministrinë e jashtme nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Zyra e Kryeministrit.
Nga ana tjetër, agjencia Europa duke u thirrur në burime diplomatike të Këshillit të Evropësm, nw publikim e saj shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar, qëndrimi i Francës për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian ngelet i njëjtë siç ka qenë në Qershorë të këtij viti. Sipas këtij mediumi disa shtete ende janë të rezervuar për fillimin e negociatave si me Maqedoni ashtu edhe me Shqipërinë. Burimet e Agjencisë Evropa thonë se Granca dhe Danimarka nuk kanë qëndrim por Franca nuk tregon optimizëm të mjafueshëm.Franca ende nuk ka qëndrim përfundimtar, pritet vendimin ta merr personalisht presidenti Emanuel Makron dhe kjo pritët të ndodhë më 17 Tetor në Këshillin e Evropës.

Marketing