Ndihmë do të ketë për të gjithë, shteti është i gatshëm të bëj gjithçka në kuadër të kapaciteteve të veta financiare për t’iu ndihmuar të punësuarve, të papunëve, të varfërve, ekonomisë së vendit, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev dhe informoi se vendimet akoma do të formohen deri në fund të javës tjetër.
Ai shfaqi bindje se javën tjetër do të dalin me pako de do t’i dinë edhe pasojat juridike, ku duhet të intervenohet me ligj, e ku me vendim ë Qeverisë.
“Duke cekur se mbrëmë Këshilli ekonomik ka punuar tre orë dhe janë shqyrtuar të gjitha nismat, janë bërë përllogaritje, paralajmëroi se ndihma do të lëvizë në dy kahje.
“Mbështetja e konsumit privat, me kartela dhe vauçerë të rinj që do të konkretizohen në mënyrë që të mund të shpenzohen në veprimtaritë të cilat janë më të goditura. Këtu, bëjnë pjesë të gjithë qytetarët e goditur social ku bëjnë pjesë krahas kërkuesve pasiv të punës, pensionistët me pensione nën 15 mijë denarë, prindërit e vetëm, punëtorët e falimentuar të cilët marrin kompensim, si dhe kategoritë e ndjeshme të qytetarëve të varfër të cilët janë në qendrat për punë sociale”, sqaroi Zaev.
Mënyra e dytë, shtoi, është mbështetja e ekonomisë dhe e punëtorëve, sepse, siç tha, lufta është për çdo vend të punës.
“I shqyrtojmë të gjitha aspektet për ndihmë të mëtutjeshme përmes masave që dhanë rezultate. Të ndihmoihet në mënyrë të ngjashme. Por, po mendohet që kjo të jetë edhe më aktegorike. Nëse aplikojnë kompani që janë të goditura mbi 30 për qind do të duhet të kemi kapacitet të shkojmë me zhvillim plotësues të masave proporcionalisht t’i nxisim dhe ndihmojmë ata që janë të goditur 30, 50, 80 apo 100 për qind. Sipas të gjitha gjasave do të nisemi nga ndihma prej 14.500 denarëve, ku plotësisht do ë vlejë për ata që janë deri 30 për qind të goditur, ndërsa do të duhej të jetë më e madhe për ata që janë 40 për qind të goditur, 50 për qind, 60, në mënyrë që të kemi barazi gjatë tërë realizimit të këtyre masave. Definitivisht i ndihmojmë kompanitë me 20 milionë eurot, që për momentin i zhvillojmë si procedura. Shkojmë drejtpërdrejtë në tërë gatishmërinë që mund të bëjmë me të dhënat parafiskale, shtyrjen e tatimeve të caktuara, si akontacioni tatimor i tatimit të fitimit dhe tatime të tjera të rëndësishme”, tha Zaev.
Masë e re dhe e posaçme, theksoi, është për kthim të punëtorëve të larguar.
“Nëse nga ata 12 mijë mesatarisht që janë paraqitur apo 29 apo 30 mijë të larguar nga të cilët rreth 18 mijë janë kthyer, gjithsesi ne e shohim numrin e të gjithë të papunëve, por edhe të gjithë të larguarve nga puna. Nëse punësohet një person tani në këtë periudhë do të ketë ndihmë plotësuese, sepse qëllimi ynë përfundimtar janë punëtorët dhe gjithsesi qytetarët më të varfër”, tha në konferencën e sotme për shtyp kryeministri Zaev.